Pas fakteve të publikuara dje në media në lidhje me bisedat private mes gruas së ish-ministrit Tahiri dhe biznesmenit Orest Sota, rrjeti ka shpërthyer në meme plot ironi.
“Unë nuk e njoh gruan, e kam takuar vetëm njëherë në dasëm…”- dhjetra meme të tilla qarkullojnë në rrjetet sociale duke rikthyer fort në vëmëndje edhe njëherë çështjen e Saimir Tahirit.
Në telefonin e biznesmenit Orest Sota që u kap me një shumë të madhe parash dhe dy patentat e Tahirit janë gjetur mesazhe me gruan e ish-ministrit Tahiri.
Në këto mesazhe Sota bisedon me gruan e Sajmir Tahirit ku të dy flasin për ndërhyrje në tenderat e Ministrisë së Brendëshme.
*