December 25, 2024

Shqipëria çfarë do të beje kur Europa do te bllokoje sufllaqet dhe kebapin?

Parlamenti europian do të votojë sot mbi ndalimin e përdorimit të substancave konservuese në mishin e ngrirë për hell vertikal. Konkretisht propozohet ndalimi i fosfateve te mishi i përdorur për kebab apo sufllaqe.

Kundërshtarët argumentojnë se fosfatet e mbajnë mishin më të shijshëm dhe të freskët dhe se e njëjta sasi fosfati gjendet edhe në 1.5 litër pije me gaz.

Ndersa pala propozuese mbron argumentin se fosfatet mund të jenë përgjegjëse për rreziqe kardiovaskulare. Fillimisht në komisionin europarlamentar kjo masë kaloi pa asnjë kundërshtim, ndërsa pas përhapjes së lajmit nisi edhe rezistenca ndaj ndalimit. 

 

download (12) images (11)

 

Furnizues kryesor për Shqipërinë do të mbeteshin vetëm vendet jashtë BE, si Turqia, ose vendi do të detyrohej të importonte të njëjtin produkt që do të përdoret edhe në union. Në të dyja rastet, sufllaqet në Shqipëri ose do të kushtojnë më tepër, ose do të kenë më pak shije, çka nënkupton rrezik për bizneset.

 

 

Komisioni Europian dërgoi një propozim për lejimin e fosfateve në disa lloje mishrash, pra një përjashtim nga masa e komisionit europarlamentar. Një veprim i tillë ka marrë mbështetjen e një sërë delegatësh shtetëror.

Facebook Comments

MineralHygienics.com