December 24, 2024

Efektet që sjell qumështi me mjaltin

1. Pastron lëkurën.

 Përzierja e qumështit me mjaltin ka veti pastruese dhe antimikrobike. Per te pasur nje fytyre te paster dhe sa me te shndritshme  përzieni 3 lugë qumësht me një lugë mjaltë dhe me anë të një pambuku pastroni fytyrën lehtesisht. Kjo eshte nje nga menyrat me te mira dhe me te shendetshme per pastrimin e fytyres suaj.

images (2) images (1)

2. Lehtëson tretjen.

 Qumështi ka veti prebiotike që stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve. Këto shërbejnë si ndihmë për zorrët dhe sistemin e tretjes. Ndërkohë që kombinimi i të dyjave mund të bëhet me një gotë qumësht të ngrohtë duke i shtuar dy lugë mjaltë.

images (5)

3. Ndikon në qëndrushmëri. 

Qumështi me mjaltë nëse pihet cdo mëngjes, ju rrit rezistencën e trupit. Kjo sepse qumështi ka proteina dhe mjalti karbohidrate, mjaft të nevojshme për stimulimin e metabolizmit.Kjo metode duhet te perdoret sidomos per njerezit te cilet kane nje aktivitet te ngarkuar gjate dites.

 

4. Forcon kockat.

 Mjalti ka një aftësi të jashtëzakonshme për të vepruar si transportues i lëndëve ushqyese. Ndërsa qumështi është i pasur me kalcium që ndikon në shëndetin e kockave. Kjo parandalon sëmundjen e osteoporozës dhe inflamacionit.

images (6)

5. Lufton pagjumësinë. 

 Pas nje dite te lodhshme te gjithe duam te pushojme dhe te kemi nje gjume sa me te qete dhe te rehatshem. Pagjumesia eshte nje semundje e cila njerezit i lodh se tepermi dhe i jep nje cekuilibrim gjate aktivitetit te se nesermes.. Per ta luftuar pagjumesine konsumimi i një gote qumësht me mjaltë para se të shtriheni për të fjetur është mënyra më e mirë për të luftuar pagjumësinë.

images (4)

6. Ngadalëson plakjen.

 Kombinimi i qumështit me mjaltit ka shumë përfitime duke e bërë trupin tuaj më të shkathët dhe më rinor. Antioksidantët kanë efekt në sistemin e trupit tuaj dhe në rrudhat që krijohen gjatë plakjes.

7. Ka veti antibakteriale.

 Konsumi i tyre mundëson asgjësimin e disa baktereve te cilat jane pjese e organizmit te njeriut. Mjalti duke pasur dhe veti kuruese te pergjitheshme ai perdoret dhe per eleminimin e ketyre baktereve.

 

Copyright www.voiceofalbania.com

Facebook Comments

MineralHygienics.com