December 25, 2024

Basha për kryeprokurorin e ri: Shkelje flagrante e Kushtetutës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët tha se nuk mundet në asnjë mënyrë të shkelet Kushtetuta e Shqipërisë për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përgjithshëm.

“Nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me 3/5 të votave me Vetting. Këto principe nuk mund të shkelen asnjëherë dhe nga askush. Sot nuk kemi krizë të zgjedhjes së kryeprokurorit, por kemi bllokim me qëllim të reformës në drejtësi. Prandaj nuk duhet të merremi me pazare politike në kurriz të Kushtetutës shqiptare.

Cili ishte thelbi i reformës në drejtësi? Ishte që të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të mund të ikin. Kurse bëhen zgjedhje dhe emërime politike në drejtësi. Kjo është gjë absurde”, tha Basha.

Kreu i PD ka theksuar se Shqipëria është mbytur nga krimi, ku ka përmendur faktin se ka oficerë policie në kërkim dhe bandat po bëjnë ligjin.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com