December 24, 2024

Vakti i mengjesit i rendesishem per shendetin

Mengjesi eshte vakti me i rendesishem i dites. Prej vaktit te mengjesit varet dhe aktiviteti yne ditor. E gjithe mjekesia lajmeron dhe keshillon cdo here, se vakti i mengjesit duhet te konsumohet me patjeter. Eshte i rendesishem pasi na jep energjite e duhura per te pasur nje qendrueshmeri te larte gjate dites apo gjate punes.Nëse nuk hani mëngjes atëherë keni nivele më të larta insuline të cilat do të sjellin edhe rritje të kolesterolit të dëmshëm. Megjithatë ende ka diskutime se cili është mëngjesi ideal, ai anglez, amerikan, italian, gjerman. Njihuni me poshte me mengjeset e huaja:

Mëngjesi amerikan: Kryesisht konsumohet kafe, portokalladë, bukë, gjalp, ëmbëlsira, petulla, proshutë, djathë, vezë…

Mengjesi italian: Qumësht, kafe, bukë të thekur, marmalatë, kos, lëng i freskët portokalli. Kush nuk e preferon kafen, konsumon cajin.

Mëngjesi anglez dhe gjerman: Vezë të skuqura, mustardë, briosh. Një mëngjes me shumë kalori dhe plot yndyrna. Niveli i kalorive në nje mengjes te tille është deri në 1000. 

Cila do qofte shija juaj e mengjesi, e embel apo e kripur asnjehere mos dilni nga shtepia pa konsumuar vaktin e mengjesit.

 

 

Copyright www.voiceofalbania.com

 

 

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com