Ka përfunduar edicioni i këtij viti i Kënga Magjike 2017. Anxhela Peristeri me këngën “E çmendur” ka arritur që të triumfojë në këtë edicion duke grumbulluar pikët maksimale.
Vendin e dytë e mori Elhaida Dani. Në vendin e tretë Fifi.
Ҫmimet tjera në këtë edicion janë fituar si më poshtë:
Mentor Haziri është shpallur si fitues i çmimit ‘Zëri më i mirë mashkull’ . Çmimin për ‘Best dance’ e mori Alar Band. Këngëtarja Anxhela Peristeri është shpallur si ‘Zëri më i mirë femër’. Këtë vit çmimin e internetit e mori këngëtari Valon Shehu.
Çmimin ‘Tv Klan’ në natën finale të Këngës magjike e mori këngëtarja Xhesika Polo. Ҫmimi ‘Kënga Stil’, u fitua nga Lind Islami. Ndërkohë që çmimin ‘Metropol’ e fitoi këngëtari Aurel Thellimi.
Këngëtari Stresi është nderuar me çmimin, këngëtari më i mirë në Web . Ҫmimin ‘Best Duet’ e kanë fituar dy vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti.
Çmimi ‘Neë artist’ i është dhënë këngëtarit Xhon Shahu. NRG Band janë shpallur fituesit e çmimit ‘Best Group’. Ҫmimin “Best Hit’ e mori, Fifi.
Ҫmimin ‘Çesk Zadeja’ e fitoi Blerina Braka.
Çmimin ‘Interpretimi më i mirë’ e fitoi, Kastro Ziso dhe Rea Nuhu. Çmimin ‘Best Balade’ e ka marrë Samanta Karavello.
‘Çmimi i Kritikës’ e ka fituar këngëtarja Elhaida Dani.