December 23, 2024

KENGA MAGJIKE 2017

Nata e dytë e gjysmëfinales së “Këngës Magjike” nisi me nota humori dhe të qeshura në të gjithë sallën e Pallatit të Koncerteve.

Ishin “dy prezantueset e reja” të cilat ndezën sallën me batutat e tyre. Besart Kallaku dhe Erion Isai të njohur si “Gocat e Instagramit” në rolin që interpretojnë, çelën siparin e mbrëmjes ku më pas u bashkua dhe Ardit Gjebrea si dhe dy bukuroshet Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla.

Të dy i kërkuan Arditit që ti lejonte për të prezantuar pasi ishin pjesë e moderatorëve. Edhe pse i tha se është e vështirë të thërrasin në skenë 14 artistë të rinj, ata insistuan se do ia dalin.

 

Këtë mbrëmje performuan edhe këngëtarët e njohur si Fjolla Morina, Kastro Zizo, Samnta Karavella, Elhaida Dani dhe NRG Band.

Të shtunën si gjithmone ne mbremje  do të zhvillohet nata finale ku do të mësohen edhe fituesit të festivalit “Kënga Magjike 2017”.

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com