December 24, 2024

Banori apelon për ndihmë. Veriu mbulohet nga bora

Ka qene deputeti i partise demokratike Bardh Spahia i cili permes rrjetit social ka dhene alarmin për situatën e rënduar, si shkak i motit të keq në Dajç dhe rrethina.

“Nuk është koha të flasim për hotele me pesë yje por për shërbimet bazike dhe për sigurinë më kryesore atë të jetës së njerëzve”, shkruan deputeti Spahia, i cili ka bërë publike dhe një video, ku shihet dhe dëgjohet një banor i Thethit që kërkon ndihmë.

Pa drita, pa rrugë, pa shërbim mjekësor, pa asgjë, vetëm me forcat tona, itu në lagjen time, itash ka 50 cm borë, rrugët e bllokume, nëse asht mundësia me kthy kryet nga Thethi, gjendjen e kena shumë të keqe”, ka thënë banori në video.

Më tej, deputeti Spahia ka treguar se në njësitë administrative të Dajçit dhe Rrethinave banorët, kanë mbi 48 orë pa furnizim me energji elektrike.

“Po ndjek nga terreni gjendjen e rënduar në njësitë administrative të Dajçit dhe Rrethinave ku banorët, kanë mbi 48 orë pa furnizim me energji elektrike.

Ata u shprehën se nga OSSHE nuk ka asnjë ndërhyrje për të rregulluar defektet , ndërkohë që këta banorë janë të përpiktë në pagesat e energjisë.

Temperaturat po ulen dhe komuniteti i këtyre zonave kërkon ndërhyrje emergjente për zgjidhjen e situatës dhe për mungesën e ngrohjes.

Ndërkohë i bëj thirrje strukturave të emergjencës të ndërhyjnë dhe në zonën e Dukagjinit ku qindra banorë të malësive janë të izoluar nga dëbora.

Mungesa e energjisë dhe e shërbimeve po vështirëson nga ora në orë, jetën e banorëve atje veçanërisht të të moshuarve, dhe të fëmijëve.

Edhe pse Kryeministri e ministrat flasin për tejkalim të emergjencës së rreshjeve , në fakt pasojat dhe paraliza e shërbimeve të energjisë dhe furnizimit me ujë vazhdon.

Ndërkohë një emergjencë e re, ajo e dëborës, po thellohet në Veri dhe zonat tursitike malore gjenden të braktisura”, ka shkruar Spahia.

Facebook Comments

MineralHygienics.com