December 23, 2024

SHOQERIMI PARAMUZIKOR DHE MUZIKOR I KECIMIT TE TROPOJES.

Perfytyro shkeputjen nga foleja ne fluturim te shqipes e sokolit,aty nise ritmi I kcimit te Tropojes.Shpendi ame Shqipja eshte I vetmi shpend qe kap majat e qiellit dhe kcimi I Tropojes imiton kete shpend qe cane qiejt edhe ne furtune po nuk shpuplohet.Eshte I vetmi shpend qe nuk rri ne kafaz dhe ne frymen e  kcimet te  Tropojes mbijeton liria.Burrat dallohen per force e dinamizem,grate ,cikat e nuset per dinamike dhe elegance here- here shperthyese,here- here te shtruar si shtozovallet plot krenari e hijeshi.E ja si vijne ketu vargjet e Fishtes nga lahuta e malsise:

E neper zalle e hamall

Shume po I kisht do shtozovalle

Shoqet tua qe po kndojshin

Qe po kndojshin e lodrojshin

Larg e larg me u ndie jehona

bane ben si ka valbona.

Gj.Fishta- lahuta e malsise, faq.611-612 e Fishta shenon : Valbona bjeshke e permendun ne veri, ku ka ndejen ora e Shqipnise .

SHOQERIMET PARAMUZIKORE

Ska gja me te thjeshte se trokitja e shuplakave,kercitja e gishtave,firshellima e zeri qe trupi i njeriut i permban si mjete kumbuese me te hershme se cdo vegel.Ska gja me te thjeshte se nje fije bari ,nje gjethe peme,nje levore druri,nje kercell bime me fyt, nje bri kafshe, nje dy shkopi druri,qe populli I shfrytezoi per te nxjerre tinguj me kumbime por rendesia e tyre eshte se kane historine e tyre qe pasqyrojne rrethana e kushte materiale te viseve ku perdoren. Por duhej talent, pune e mjeshtri, qe te imitosh  ¨muziken¨  natyre : eren , lumin, prrojn, cicerimat, dhe efektet te tjera te natyres por ne  cdo kohe ka pase e ka njerz te talentuar ne fushen e imitimit. .Sot,asnje instrument nuk eshte me i fuqishem se tupani te shoqeroje kcimin e Tropojes se kuka eshte lis tamel i nanes dhe thupra asht lis tamel i babes .Ashtu sikur dhe asnje instrument  me mire se lahuta nuk mund te percjelle kenget e kreshnikve por,nuk e thyem lahuten se doli violina.Nuk mundet me hupe nanen se u rrit e bija.

Nga ekspeditat e bera ne dekada e vite nga mbledhes dhe studius te folklorit ne Tropojen tone, jane evidentuar nje liste e gjate paramuzikoresh si dhe disa menyra te shoqerimeve te kcimeve rituale, lojnave popullore,ato me teme blegtorale etj..Me te mirat kane merri ne festivalet foklorike si¨ deshte vrastore¨ F.F.K.GJ.1983, kcimi me rrathe bore F.F.K.GJ,  cicerimat e pranveres etj.Shoqerimet e kcimeve te lartpermenduara jane treguesit e asaj se sa vend zene e me sa te drejte kane ardhur deri ketu.S hoqerimet paramuzikore i kemi ne menyra apo lloje origjinale.Ashtu si cdo popull qe ka menyren e tij te shoqerimit edhe ne kemi menyren tone.Afersisht  ne lloje kemi :

  1. Shoqerim vetem ritmik.
  2. 2 shoqerim ritmik plus efekte imituese te nayres sic jane dy shembujt qe permendem me lart 3,shoqerim vetem me za sic jane cicerimat
  3. shoqerim me nenvizime dhe
  4. 5 .Shoqerim me paramuzikore plus vokal si psh.kcimet e kenduara.
  5. Me paramuzikore nisen rruge kcimi e muzika. Efekti i tyre shoqerues solli dashurine per to, venjen ne levizje dhe ushqimin e trurit per zhvillim. Keto ishin te vetmet orkestra te asaj kohe .Keto nuk u mesuan ne shkolla e akademi.Virtuozitzti u fitua nga aftesia,puna e talenti,prirja dhe temperamenti i artisteve te folklorit…shoqeruan kush e di sa rituale e ceremoni e lojra gjate shekujve dhe prap prodhohen  ritem e perafersisht melodi e qe prodhohen kryeshit me mjete rrethanore.Novitet kane ecur dhe sollen veglat e mirfillta te shoqerimit muzikor  .Kto jane pasuri e pazevendsueshme e ketij populli  e sic thone historianet   ka rrugtuar gjate e gjate.Artistet te  shoqerimit qe kane shkelqyer si: .Mustaf UKa,Shaban Mula-Tropoje,Bashkim Kovaci,Sokol Arifi-Markaj Hamez Tuta-Pac Ndoc Imeraj – Lekbibaj Sadri Ademi-Tpla etj etj. Por imitues te fenomeneve te natyres dhe njerz te talentuar ka ne cdo zone e fshat te Tropojes.Mos te harrojme se berliozit i hyni ne pune nje dyzine llamarinash kur kishte ne dispozicion gjithe orkestren e Parisit.
  6. SHOQERIMET MUZIKORE
  7. Sipas autorve te kohes antike dardanet e donin shume muziken dhe luanin me instrumenta me tela.Njerzit e kane dashur gjithmone muziken,e kane ndier nevojen per te,e kane pare si nje mikeshe te ngushte qe ka kuptuar gjendjen shpirterore te tyre.Vetem me disa tinguj muzika ka mundur ti njohe njeriut shpirtine, ti hyje ne skutat me te thella deri atje ku rrine ndjenja e mendimi .Shprehja gjestikulative dhe muzikore ndodhen te ndara, ne natyre por njeriu i bashkon ato.Ne kete bashkim ai ka zgjedhe te bukuren qe i ka valuar ne shpirt duke u prire nga nje sens origjinal shprehje. Elementi ritem ne kcimet e Tropojes eshte nje element shume i rendesishem ne percaktimin e tipologjisese karakterit unik qe ka krijuar ne identifikimin e tyre.

1.Kemi kcime qe shoqerohen vetem me nje tupan.

2.Kcime qe shoqerohen me dy e me shume tupana .

  1. Shoqerim me bilbil e tupan
  2. Shoqerim me bilbil cifteli e Tupan
  3. Shoqerim i shartuar muzikore dhe paramuzikore si kumone zile apo mjete te tjera sipas perzgjedhjes artistike .
  4. Shoqerime me vegla dhe ze dhe kcimet e kenduar
  5. Shoqerim me vegla te temperuara.
  6. Nje larmi ritmesh shoqerojne kcimet e Tropojes por po ndal pak tek 2 /4 si me i perzgjedhuri .Ky ritem mbeshtet ne kohen e pare te mases me goditjen e kukes duke percaktue karaktrin .Kjo goditje vjen duke u pasuruar e duke u shtuar dhe ne brendesi te mases 2 /4 deri ne vleren 1 /16 e me shume (sinkopa ne vartesi te instrumentistit)po ashtu element shume i rendesishem i tupanit eshte edhe thupra se jep karakter ne muziken e kcimeve te Tropojes.Tjeter karakteristike eshte dhe dinamika e levizjes ritmit e cila ne raste,. vjen duke u rritur vazhdimisht( ne acelerando duke kaluar ne Alegro).Po karakteristike eshte edhe kalimi i menjehershem nga ritem mesatar ne te ritem te shpejte, nga moderato ne Alegro.Gjithashtu ritmet e lira dhe e thyera shtojne larmine dhe jane te shumta.
  7. Modet tradicionale jane karakteristike ne muziken folklorike.Eshte prezent pentakordi shkalle muzikore e lahutes,d.m.th.qe kur lahuta eshte e pa prekur nga gisht i lahutarit.
  8. Mode tradicionale jane afersisht  e here here si frexhiani ,doriani  dhe eoliani i lashte.Po me temperimin e instrumenteve folklorik mode te ksaj muzike jane :
  9. modi minor natyral-shembull kce moj cike
  10. modi minor natural ku gradi i dyte ulet ½-tenne zbritje tipik per kcimet epike-shembull kcimi i qendrese
  11. Minoro armonik me grade te 7 –te te ngritur 1 /2 ton ku akordi baze eshte dominanta pra gradi i peste –kcim i kenduar qeshe tropoja ime ne la minor por akordi baze eshte dominanti mi mazhor.Me temperimin kemi hum nga tradita ¼ e tonit por kemi fituar pasurimin armonik dhe orkestral.Dhe mundesine e bashkimit me instrumenta te tjere muzikor violine clarinete fisarmonke etj . Kjo do te thote se sot kemi shoqerim tradicional me vegla te pa temperuara dhe shoqerim me vegla te temperuara.Ligjerata melodike mund te flase ne  kater akordimet e ciftelise qe jane :
  12. ne unison
  13. ne sekonde
  14. ne kuarte Dhe
  15. ne kuinte
  16. Por me i pelqyeshmi eshte akordimit ne kuarte.Akordimi ne kuinte nuk perdoret ne muziken e Tropojes,nuk eshte i pelqyeshe.Smund te kalojme pa permenduar disa emra qe jetojne ne muziken e kcimeve te Tropojes si  Fatime Sokoli,Ali Logu ,Ali Mula ,Bashkim Kovaci,Bashkim Gjyriqi,Skender Doshlani,Martin Progni,Nuredin Gjoni, Shaban Mula,Zog Hysenaj,Ndue Nika ,Malush Shabani, Ibrahim Giga,Sokol Hysenukaj,Gani Rizvani,Mustaf Uka etj.Shume nuk jetojne fizikisht por eshte e mundur qe edhe me nje zhaner te vogel si ky te mbetin perjete e te percillet ne breza emni dhe vlera e tyre.Trojet dardane shquhen ne shekuj per talente ne fushen e muzikes. I pari muzikant e kompozitor shqiptar i njohur ka qene, Niket Dardani, i lindur ne Ramesjane te Dardanise –  jetoj vitet ( 335-414 ) i njohun  – per hymnin- Ty, o zot, te levdojme- i perhapun ne Europe me 525, mbi te cilin kan shkrue muzike Hendel ,Bah,Moxart,Shubert e Verdi.Nje shkolle ne Tirane mban emnin e tij.Ndoshta edhe nga artistat tone te muzikes do ta kene nje nderim kesi soj .Kcimi i Tropojes kryefjala por fjalia eshte shume me shume.Brezi jone po len trashegim emra te medhej si, Skender Haklaj, qe i dha, e vazhdon ti jape musht keti arti ne Tropoje e kudo ndodhe per me shume se kater dekada si dhe kcime me emrat e barteseve dhe virtuozve popullore si, Kcimi i Hazir Rrustemit, Xhevahire Gashit,Bube Micit,Syl Hykes,Ram Rexhes,Sose Dules  apo kcimi i Bytycit,kcimi i ciftelise,i kanaxhecit apo me emra ritesh e lojrash te ndryshme.Femijve u thuhet hajde kce si Deli Metalia si Lume Shabani apo si Haziri si Idri Berbati etj.E  sot si i thone fjales kcimi i tropojes ka marre dhene ne medjan televizive,ne jeten koncertale ,festivale e vepimtari te perditshme.Ka kaluar dete e oqeane nga Afrika ne Kanada e Amerike.Kudo te interesuar ta mesojne kcimin e Tropojes.Por me te interesuarit jemi ne Tropojanet qe ta ruajme ta duam e ta vleresojme .Dikush po ban sakrifice mbi njerzore  se ..  i ka kushtue jeten e po vazhdon te ja kushtoje qe shqipja e Sokoli qe u nisen ne fillim , te fluturoje lart e me lart duke thene : Na mbeshtetsni fluturimin .Faleminderit artiste te Tropojes por – falemnderit  Skender Haklaj.NA MBESHTESNI FLUTURIMIN.

Pergatitur nga  kompozitori Kole Susaj-Mjeshter i madh

E drejte e autorit; nuk lejohet kopjimi apo shumfishimi pa autorizimin e autorit.

Ina@voiceofalbania.com

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com