May 17, 2024

Miriam Cani dhe projekti i saj muzikor

Këngëtarja Miriam Cani ka qenë e ftuar ne emisionit ‘’Top Show Magazine’’ ku ka treguar më shumë detaje rreth videoklipit të saj më të ri ‘’Meteor’’, i cili do të vijë edhe në gjuhën angleze.

Miriami ka treguar se këtë kohë e gjykoi si më të përshtatshmen për t’iu rikthyer karrierës, pas një pushimi  gjatë së cilit i ka dedikuar kohë e përkushtim Amelis dhe rritjes së saj.


‘’Të duhet kohë të mësohesh me këtë rol të ri, por edhe e kam shijuar pafund. Por ishte edhe një tërheqje instiktive, kur për 13-14 vite unë nuk isha ndalur për asnjë moment”. E pyetur rreth projektit muzikor që do të sjelli në bashkëpunim me Albanin ajo është shprehur: “Është bashkëpunimi më i rëndësishëm në karrierën tonë dhe më i sinqerti”.

Ndërsa e pyetur nëse Amelia do të jetë në klipin e ri, Miriami buzëqeshi por nuk e mohoi një gjë të tillë.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com