May 18, 2024

MShMS: E vërteta e partneritetit publik privat për shërbimin e laboratorëve

Vumë re me keqardhje në edicionin e lajmeve të Top Channel një pasqyrim të deformuar të vlerave të kontratës së partneritetit publik-privat për shërbimin e ri laboratorik të analizave FALAS në të gjitha spitalet universitare, rajonale dhe dy spitale bashkiake në vend.

Sqarojmë se për 27 vjet shteti ka mbuluar në spitalet publike universitare, rajonale dhe bashkiake nga 20 – 70 lloje analizash, një gamë shumë më e reduktuar sesa gama e re që do garantojnë laboratorët e rinj.

Sidoqoftë, shërbimi i cunguar me 20 – 70 lloje analizash të ofruara dhe me një gamë të reduktuar analizash, i kushton shtetit 5.4 milion Euro/vit.

Ndërkohë që falë partneritetit publik-privat, shteti do të garantojë mbulimin e shërbimit laboratorik me 164 teste (të cilat përmbajnë një ose më shumë lloj analize) me progresion rritës 5 teste/vit, pra 3 herë më shumë nga cfarë ofrojmë aktualisht me vlerë mesatare 6,6 mln Euro/vit.

Nëpërmjet këtij partneriteti shteti është përfitues i investimit fillestar në infrastrukturë spitalore dhe pajisje mjekësore laboratorike në vlerën 7 milion Euro (pa TVSH), plus shërbime operacionale, si dhe ri-investimin pas 7 vitesh në vlerën 2.9 mln euro (pa TVSH), duke mbuluar nevojat për shërbimin laboratorik FALAS për qytetarët.

Pas përfundimit të kontratës me afat 10 vjecar me vlerë 9.058 miliard lekë (66 milion Euro) i gjithë investimi i mbetet shtetit duke krijuar kështu një standart të ri të shërbimit laboratorik në spitalet publike, të certifikuar sipas standarteve europiane dhe siguri në shërbimin e ofruar për qytetarët.

Me bindjen që redaksia juaj e lajmeve do të mbështetet në këtë sqarim për të pasqyruar me vërtetësi vlerat financiare si edhe përfitimin publik të kësaj kontrate, ju urojmë punë të mbarë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com