Një lajm i pavërtetë në media ka qarkulluar dhe ka krijuar panik në familjen e këngëtares së njohur shqiptare Adelina Tahiri.
Adelina Tahiri, këngëtarja simpatike nga Shkupi është tmerruar nga një lajm që qarkullon në portalet maqedone, ku thuhet se ajo ka humbur të atin.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Adelina Tahiri përgënjeshtron lajmin.
“Tmerr!!! Babai im, shëndosh e mirë!! Informohuni më mirë, nuk është në pyetje një thashethem po është në pyetje vdekja për babain tim. Turp dhe tmerr për mosinformacionin dhe painformimin tuaj,” – shkruan Adelina Tahiri.