May 18, 2024

Diplomimi i Studentëve, Fakulteti i Drejtësisë

 

 

Ministrja e Drejtësisë Znj. Etilda Gjonaj ishte e pranishme sot në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë. Në fjalën para studentëve, pedagogëve, dekanëve dhe prindërve,  ministrja nënvizoi faktin se është pikërisht brezi i ri i cili do të kontribuojë në zbatimin e Reformës në Drejtësi, që ka si qëllim të sigurojë pavarësinë, paanësinë dhe efiçencën e sistemit të drejtësisë.

“Kush më mirë se sa ju, se sa brezi I ri, do të kontribuonte në zbatimin e kësaj reforme?! Ju mund të jeni ata të cilët do të zënë vend në bankat e shkollës së Magjistraturës, që do të bëheni gjyqtarë dhe prokurorë në të ardhmen, që do të jeni pjesë e organeve të qeverisjes të sistemit të drejtësisë, që do të jeni pjesë e trupave këshilluese të gjyqtarëve të gjykatave të Lartë, Gjykatës Kushtetuese, etj.”

Me reformën në drejtësi, tha ministrja, do të ndodhin shumë ndryshime të mënyrës së dizenjimit të sistemit.

Ndryshime të cilat sot priten jo vetëm nga ata që punuan me shumë dëshirë dhe pasion për reformën e drejtësisë në shërbim të qytetarit, por mezi priten dhe nga qytetarët të cilët janë të etur për një drejtësi të re, pa njollën e korrupsionit. Ministrja Gjonaj garantoi studentët e sapodiplomuar se Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunojë ngushtësisht me Fakultetin e Drejtësisë, për të rekretuar pranë vetes në bazë të meritokracisë njerëzit që në thelb të punës së tyre do të kenë dëshirën për të kontribuar në shtetbërje.

Facebook Comments

MineralHygienics.com