December 23, 2024

Tiramisu, embelsira klasike Italiane

 

Tiramisuja eshte embelsira italiane me e njohur e cila tashme njihet ne te gjithe Boten. Kjo embelsire mendohet se e ka origjinen e saj ne Siena (Toskane). Kjo embelsire daton rreth shekullit te XVII. Disa pasticiere vendosen te pergatisnin nje embelsire ne nderim te Dukes se Toskanes Cosimo de Medici. Kjo embelsire ne fillim u njoh me emrin ¨zupa e Dukes¨. Duka e mori me vete receten e embelsires dhe kjo embelsire filloj te behej e njohur ne te gjithe Italine. Thuhet qe kjo embelsire ka veti afrodiziake dhe per kete veti mori emrin Tiramisu.

Perberesit:

vezë

5 lugë gjelle sheqer

2 lugë gjelle sheqer pluhur

250 gr djath mascarpone

200 ml ajkë e ëmbël

1 pako biskota për tiramisu

2 lugë gjelle kafe instante

ujë i vluar

kakao

ose rum

aromë bajamesh

kripë

Fillimisht 2 lugë gjelle kafe instant i përziejmë me ujë të vluar. Ndajmë të bardhët e vezëve nga të verdhat. Të bardhat me pak kripë i rrahim mirë derisa të shkumojnë shumë e të krijohet një masë e bardhë. Të verdhët e vezës i rrahim bashkë me sheqer derisa të shkrihet ky i fundit .Pastaj ia shtojmë mascarponen dhe i rrahim sërish bashkë për të krijuar një mase homogjene. Në masë hedhim edhe ajkën e embël dhe vazhdojmë përzierjen. Më pas të bardhët e vezëve i përziejmë gradualisht me mascarponen me lugë të drurit. Shtojmë edhe aromën e bajames ose rum, varësisht nga shija që preferoni. Kur të jetë ftohur ķafeja, kalojmë biskotat në të dhe i rendisim në enën përkatëse. Një rend biskota një rend krem. Në fund e dekorojmë me kakao. Përpara konsumimit, tiramisuja është mirë të qëndrojë në frigorifer për 4 orë ose gjatë natës. Ju bëftë mirë!

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com