December 23, 2024

Rudin Sata: Kerni, me sjellje komuniste. Ja pse u largua

Tenori Rudin Sata pranon se ish-Drejtori i TKOB, Ilir Kerni, “është vlerë e artit shqiptar si balerin, është kolos” por, thotë ai, “këto nuk mjaftojnë që të drejtojë një institucion.”

Në  intervistë , Rudin Sata shprehet:

“Ia kam  thënë në sy që kur ka ardhur, edhe në prani të Ministrisë së Kulturës, sekretares së përgjithshme. E pyeta sesi ishte e mundur që drejtori i një institucioni kaq prestigjioz, të vetmit që kemi të këtij niveli në vend, të vinte pa një platform, që është detyrimi i parë moral institucional…

Në rast se institucioni do të ecë me atë që ka drejtori në kokë “çfarë do të bëjmë ndonjë gjë sot”, atëherë do të vijë shumë shpejt koha që do të ngelet në udhëkryq. Me të ardhur, e vetmja gjë që bëri ishte që përçau artistët. Nuk ishte i zoti të shkruante një platformë dhe sjelljet e tij ishin tipike komuniste.

…E kam denoncuar deri tek Kryeministri si njeri që donte të dhunonte lirinë e të menduarit dhe pas kësaj, ai u tërhoq, pasi unë komunikova me Kryeministrin. Nuk luftova kundër individit, por kundër fenomenit. Fryma e tij ishte ogur i zi për artistët dhe këtë nuk ia fal Ilir Kernit.

Kerni po shpaguhet për marrëveshjet që ka bërë me politikën…

(Kryeministrin) unë vetëm e vura në dijeni për dhunën që po u bëhej artistëve, për të drejtat që po u shkeleshin dhe fakti është se pas kësaj bisede, Kerni u tërhoq,” u shpreh Sata.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com