December 23, 2024

Matcha- çaji që duhet ta beni pjese te jestes suaj

 

 

Matcha është çaji i gjelbër me origjinë nga Kina, që nuk duhet të mungojë kurrë në shtëpitë tuaja. Ai përdoret kryesisht në ceremoninë tradicionalë të çajit në Japoni.

Ky çaj ka përqindjen më të lartë të antioksidantëve- rreth 130 herë më shumë se çaji i zakonshëm i gjelbër, por përfitimet nga ai nuk përfundojnë këtu.

 

Lufton plakjen

Matcha ka një sasi të pabesueshme antioksidantësh, molekula të çmuara që mbrojnë veshjen e organizmit nga plakja dhe sëmundjet kronike.

 

Lufton sëmundjen

Çaji i çmuar forcon sistemin imunitar gjithmonë falë pranisë shumë të madhe të antioksidantëve dhe polifenolëve. Përveç kësaj përmban vitamina A, B, C, E dhe K si dhe kripëra minerale si fosfori, kalciumi, hekuri, kaliumi, zinku, magnezi të nevojshëm për një funksionim të mirë të sistemit imunitar.

 

Aleat i dietës

Ashtu siç e dinë dhe femrat japoneze, matcha është e privuar nga kaloritë dhe përshpjeton metabolizmin, duke na ndihmuar të heqim dhjamin e tepërt dhe për të mbajtur formën ideale.

 

Ndihmon në përqëndrim

Nëse kemi nevojë për një ndihmë për kujtesën dhe përqëndrimin, mund të gjejmë këtë në çajin matcha, i cili falë teaninës- një aminoacidi që ka kapacitetin të reduktojë stresin fizik dhe mendor, vepron në agjentët neurotransmetues duke prodhuar një gjendje çlodhjeje.

 

Gjithmonë zgjuar

Falë sasisë së lartë të kafeinës, kjo pije është përdorur edhe nga murgjit budistë, për të mos i zënë gjumi gjatë gjendjes së tyre të gjatë medituese. Çaji matcha na ndihmon të rrimë zgjuar, kështu që kujdes të mos e pini në darkë pasi do të vuani nga aritmi kardiake.

Facebook Comments

MineralHygienics.com