May 17, 2024

Lëngu i gjelbër për mëngjes plote energji

Mëngjesi është i përsosur për ta shijuar një kombinim sa të shijshëm po aq edhe të shëndetshëm. Kjo ndihmon në eleminimin e helmeve që gjenden në organizmin dhe trupin e njeriut. Për ta bërë këtë, duhet ta konsumoni recetën që jua sjellim në vijim.

Përbërësit:

Një grusht me spinaq;

2 gjethe të mëdha lakër jeshile;

Një grusht rrush të bardhë pa fara;

1 portokall;

1 dardhë;

100 ml ujë.

Përgatitja: Të gjithë përbërësit e përmendur më lart i vendosni në blender, i përzieni mirë dhe lëngun e konsumoni ne mengjes.

Facebook Comments

MineralHygienics.com