May 18, 2024

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë zhvillon konsultimet me shoqerinë civile për buxhetin e vitit 2018-të

Projekt/buxheti për arsimin, sportin dhe të rinjtë për vitin 2018-të është diskutuar në një takim konsultativ me shoqërinë civile në prani të ministres znj. Lindita Nikolla dhe 4 zv/ministrave respektivë, Ervin Demo zv/ministër për arsimin e lartë, Besa Shahini zv/minister për arsimin parauniversitar si dhe Konstandin Shkurti, zv/ministër i sportit dhe Shpati Kolgega, zv/ministër për rininë.

Aktorët e shoqërisë civile shprehën interes për t’u njohur me fonidn e kërkimit shkencor si dhe tek respektimi i fashës mbrotjëse në tarifat e shkollimit në universitete për të rinjtë e komunitetit romë dhe egjiptian si dhe tek buxheti i caktuar për rininë.

Ministrja e arsimit, znj. Lindita Nikolla ftoi të gjithë aktorët e shoqërisë civile që të japin sugjerimet e tyre në lidhje me aktivitetet rinore dhe me përcaktimin e prioriteteve se ku do të kanalizohet fondi i caktuar për të rinjtë. Gjithashtu ajo bëri të ditur se në lidhje me fashën mbrojtëse të tarifës së shkollimit për kategori të caktuara si rome, egjiptianë ose shtresa në nevojë do të zhvillojë një takim të posaçëm me rektorët.

Po ashtu shoqëria civile sugjeroi edhe vendosjen e një buxheti të posaçëm  për financimin e fëmijëve me nevoja ndryshe si dhe përfshirjen e teknolojisë në shkolla të cilat u vijne specifikisht në ndihmë këtyre fëmijëve. Prej tyre u theksua në mënyrë te veçntë nevoja për të rritur kapacitetet e mësuesve ndihmës në numër dhe në përgatitje.

Shoqëria civile së bashku me ministrinë e arsimit u dakortësuan që konsultimet për buxhetin e specifikisht për rininë të nisin vitin e ardhshem më herët nga sa nisën këte vit.

 

Per me shume lexoni ne faqen e Ministrise se Arsimit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com