May 17, 2024

Buxheti 2018, të ardhurat 28.1% e PBB. Në 4 vite u rritën 3%.

Fjala e Ministrit Ahmetaj në prezantimin e të ardhurave për Buxhetin 2018, në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat

Në programimin e të ardhurave tatimore për vitin 2018, janë marrë në konsideratë të gjithë faktorët kryesorë me ndikim në buxhet, përfshirë:

  • efektin e rritjes ekonomike,
  • politikat e kujdesshme fiskale si dhe,
  • efektet me fokus rritjen e nivelit të pajtimit me ligjin nga tatimpaguesit.

Parashikimi i të ardhurave për vitin 2018, synon konsolidimin e mëtejshëm fiskal, forcimin institucional dhe përmirësimin e administrimit fiskal në mbështetje të rritjes ekonomike të qëndrueshme, duke nxitur rritjen e prodhimit dhe eksportet.

Ne tashme inkasojme ne buxhetin e shtetit shqiptar 28.1 % te ardhura ne raport me Produktin e Brendshem Bruto, ng ate cilat 25.8 % jane te ardhura qe gjenerohen nga sistemi fiskal.

Vetem 4 vite me pare, ne vitin 2013, arketonim ne buxhet nga tatimet dhe taksat 22.2 % te PBB. Pra jemi permiresuar me 3% brenda nje afati 4 vjecar, nderkohe qe qeveria paraardhese u perkeqesua me -1.1 % krahasuar me vitin e pare te mandatit te saj te dyte.

Kjo qendrueshmeri dhe rritje e te ardhurave qe do te gjenerohen nga sistemi fiskal do te vijoje, me synimin qe edhe vendi yne te arrije se shpejti nivelin 30-31% te te hyrave ne buxhet, i krahasueshem ky  me vendet e tjera te rajonit.

Metodologjia e programimit të të ardhurave është bazuar në modelet bashkëkohore të programimit, të sugjeruara dhe aplikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe në analizën e detajuar të faktorëve që ndikojnë në secilën taksë.

Modelet bazë të përdorur janë:

  • Parashikimet makroekonomike.
  • Modeli bazuar në analizën e 60-grup produkteve kryesore në import.
  • Modeli I bazuar ne Analizën e Serive Kohore.
  • Modeli bazuar në koefiçentin e elasticitetit “Buoyancy” dhe  “Effective Tax Rate” për çdo taksë

 

Këto modele:

  • Bazohen në të dhëna historike 3-vjeçare të importeve dhe të ardhurave doganore për 60-grup produktet kryesore;
  • Analizojnë tendencën e ndryshimit të sasive të importuara për të njëjtat periudha në 3 vite;
  • Marrin në konsideratë faktorë të tjerë të konstatuar gjatë vitit korrent;
  • Matin dhe vlerësojnë efektet bazuar në indikatorë makroekonomikë duke analizuar efektin në ndryshimin e të ardhurave për një % të ndryshimit në PBB (“Buoyancy” dhe  “Effective Tax Rate”) etj.

 

Në terma konkretë, në planifikim janë harmonizuar faktorët makroekonomikë, me treguesit kryesorë që ndikojnë në taksa specifike. Janë analizuar në veçanti sasitë dhe çmimet e mallrave kryesorë të importit dhe prodhimit vendas që mbulojnë mbi 90% të vlerës së të ardhurave totale, duke marrë në konsideratë gjithashtu:

  • Rritjen nominale të PBB-së duke analizuar këtë efekt në mënyrë të integruar me faktorë të tjerë për çdo taksë në veçanti, të ndërlidhur me të dhënat historike dhe projeksionet e çmimeve në tregjeve ndërkombëtare tek taksat ad-valorem si Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Renta minerare dhe Taksa doganore.
  • Kursin e pritshëm të këmbimit të dy monedhave kryesore: USD dhe EURO me Lekun.
  • Çmimet në Bursë që ndikojnë në të ardhurat nga TVSH-ja dhe Renta minerare.
  • Sasitë e pritshme të importit të mallrave.
  • Rritjen e të ardhurave nga akciza për karburantet, cigaret, pijet etj, si rezultat i rritjes së pritshme në sasi të tyre, në përputhje me konsumin. Janë programuar të zhdoganohen +200 ton ose 6.5% më shumë cigare krahasuar me realizimin e pritshëm 2017. Po kështu është parashikuar rritja me 7% e importit të karburanteve bazuar në ecurinë e vitit 2017, konsumit të karburanteve në përputhje me rritjen ekonomike dhe nevojat e tregut.
  • Rritjen e çmimit të karburanteve. Sipas “EIA- U.S Energy Information Administration”, parashikohet që çmimi i naftës bruto të rritet me rreth 18%, krahasuar me muajin Gusht 2017.
  • Rritjen e të ardhurave nga TVSH-ja në import dhe TVSH-ja brenda vendit, e shoqëruar me programimin e fondeve të nevojshme për rimbursimin në kohë të tatimpaguesve.
  • Rritjen e të ardhurave nga Tatimi mbi Fitimin, e cila reflekton rritjen e deklarimit dhe qarkullimit të realizuar të operatorëve ekonomikë.

Por faktori më i rëndësishëm që do të mbështesë dhe garantojë realizimin e programit të të ardhurave të buxhetit për vitin 2018 do të jetë lufta kundër Informalitetit, e cila do të thellohet më tej dhe do të shoqërohet me një fushatë të fortë sqaruese dhe edukuese për tatimpaguesit. Fokusi i Luftës Anti informalitet do të jetë segment i bizneseve të mëdha, atje ku krijohet vlera e shtuar dhe ku kryhet volumi më i madh i transaksioneve.

Të ardhurat Tatimore për vitin 2018, vlerësohen të jenë në shumën rreth 424 miliard lekë, rreth 24 miliard lekë ose 6% më shumë se parashikimi i vitit 2017.

Vetëm të ardhurat që administrohen nga DPT dhe DPD (pa përfshirë kontributet) parashikohet të jenë 317 miliard lekë,  +18.5 miliard lekë ose 6% më shumë se viti 2017, nderkohe qe te ardhurat nga pushteti vendor  parashikohen te rriten  mbi 8% krahasuar me vitin korrent.

Nisur nga natyra e tyre, ne programimin dhe rritjen e te ardhurave te vitit 2018 ndikojne keta faktore:

  1. Mbas zbritjes se te ardhurave “one off revenue” te vitit 2017, efekti i rritjes se te ardhurave tatimore nga rritja nominale per tatimet dhe taksat ad valorem dhe rritja reale per tatimet dhe taksat fikse, si dhe mbas skontimit me “koeficientin e elasticitetit”, te ardhurat tatimore te vitit 2018 rriten 3.52 %, ose 14,1 miliard leke krahasuar me bazen e programimit pra vitin 2017.
  2. Efekti i politikave te reja fiskale kryesisht  akciza e cigareve dhe taksa e prones ndikojne me 1 % rritje te te ardhurave  (rreth 4,1 miliard leke
  3. Permiresimi i administrimit tatimor parashikohet te gjeneroje ne buxhet 9.22 miliard leke ose 2.3  % te rritjes se parashikuasr prej 6 %. Pra  kemi parashikuar qe 39 % e rritjes se te ardhurave fiskale te jenë rezultat  I përmirësimit administrative që ka në themel të tij:
  • Luften kundër informalitetit
  • Mbledhjen dhe rikuperimin e borxheve tatimore   te krijuar
  • Forcimin e kontrollit dhe sidomos cilesise se tij
  • Auditimin e tatimpaguesve te medhenj
  • Verifikimin e zinxhirit te transaksioneve me mallrat prodhim vendi apo importi, deri tek konsumatori final.

 

Nga pikpamja e masave qe do te ndermerren, fushata anti informalitet dhe rezultatet e projektuara do te mbeshteten ne dy zhvillime te reja:

  • Vleresimin e perqendruar  nga Administrata Doganore, cka do te permiresoje cilesisht dhe unifikoje kete praktike

 

  • Zhvillimin e projektit te gjurmimit te transaksioneve nga  Administrata Tatimore, cka do te krijoje mundesi per administrimin e TVSGH-se dhe gjithe zinxhirit te detyrimeve te tjera qe lidhen me shumen e qarkullimit te mallrave dhe sherbimeve.

 

Per me shume lexoni faqen e Ministria e Financave.

Facebook Comments

MineralHygienics.com