Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis ka mbërritur në Tirane për koncertin e së enjtes në Pallatin e Kongreseve. Nisur nga reagimet qe ka patur për këtë koncert, Sfakianakis thotë për Top Channel se nuk i ka ofenduar asnjëherë shqiptaret, por mediat sipas tij e kane manipuluar.
Top Channel: E dini që keni shumë fansa këtu?
Notis Sfakianakis: Po. E di që janë shumë shqiptarë që më njohin e më duan e pëlqejnë këngët e mia. Si dhe shumica e shqiptarëve që janë në Greqi, di që i dëgjojnë këngët e mia.
Top Channel: Le ta nisim me Soma Mu, një prej hiteve tuaja më të mëdha. Si ka lindur kjo këngë?
Notis Sfakianakis: Jam shumë i lumtur që e njihni këngën Soma Mu. Besoj që do ta dinë edhe persona të tjerë. Kjo do bënte të mundur që në koncert ta këndojmë të gjithë së bashku refrenin. Isha në studion time, duke bërë gati albumin “Hapa e Pestë”. Dhe bashkë me kompozitorët, duke luajtur në kitarë, na lindi ideja që të krijonim këtë këngë. Menjëherë e kuptuam që kjo duhet të ishte kënga e albumit. Tingujt e saj ishin shumë të thjeshtë dhe e vendosëm direkt.
Top Channel: Një këngë tjetër ndër më të famshmet tuaja është edhe shqiponja. Si ka qenë historiku i saj? Notis Sfakianakis: Ishte viti 1994, kur doli kjo këngë, përsëri nga të njëjtën kompozitorë. Këtë kompozim e kishin dëgjuar edhe këngëtarë të tjerë dhe askush se kishte zgjedhur. Unë e kuptova menjëherë që kjo duhet të ishte kënga ime. Ndërsa kur realizuam videoklipin në Sologi, ajo që duket si borë në fakt është kripë. Aty mora edhe një pneunomi. Ngaqë ishte dimër dhe shumë ftohtë, kemi përfunduar në orën dy të natës. Nuk shkova dot në Patra në spital, por u ktheva në Athinë.
Top Channel: Pavarësisht ulje ngritjeve që çdokush i ka në karrierë, ju keni qenë gjithmonë në Top List në Greqi. Si ja keni dalë të jeni i sukseshëm? Notis Sfakianakis: Tani po punoj me tre albumet e fundit, secili me nga shtatë këngë. Në çdo moment që filloj të përzgjedh kam mbi 1300 propozime që më vijnë për t’i dëgjuar. Dhe është shumë e vështirë të përzgjedhësh të duhurat. Por ky është një proces pune që mua më ka ndihmuar të kem vazhdimësi.
Top Channel: Keni patur një moment të dobët të karrierën tuaj kur operuat fytin. Si ishte ajo kohë? Notis Sfakianakis: Në vitin 2004, kam qenë 18 muaj larg publikut, për shkak të operimit te fytit. Pas kësaj kohë doli kënga “Ditëlindja”. Vëllai im më thoshte gjithmonë, nxirre këtë këngë! Pasi kisha munguar kaq gjatë në skenë, 10 minuta para daljes sime, dëgjoja turmën që thërriste emrin tim. Pas disa kohësh mësova që vëllai im ishte diagnostikuar me kancer.
Top Channel: Cilësoheni si njeri kontrovers, opozitar, revolucionar e antikonformist. Pjesë e personalitetit tuaj apo show mediatik? Notis Sfakianakis: Njerëzit që nuk i përkasin masës ndryshojnë nga të tjerët. Unë kështu kam qenë që i vogël. sa i përket politikës mendoj se të zgjedhurit tanë nuk po e bëjnë mirë punë e tyre, ndaj shpesh kam bërë thirrje ti rrëzojmë. Ndërsa mediat shpesh kanë ndryshuar fjalët e mia. Të vërteta janë vetëm ato që unë i them. Unë jam ai që shikoni dhe dëgjoni.
Top Channel: Çfarë do të këndoni në koncert në Pallatin e Kongreseve? Notis Sfakianakis: Unë bëj gjithmonë atë që ndiej në moment. Publiku gjithmonë në koncertet e mia, di vetëm këngën e parë dhe të dytën. Pjesa tjetër është surprizë. Kjo mbase edhe për faktin që unë nga mosha 15 deri në 24 isha DJ. Siç ndryshoja atëherë play listën, ashtu mund të ndryshoj edhe këngët në koncert. Mund t’ju them që kënga e parë është e albumit të fundit. Dashuritë e mëdha. Ndërsa e dyta është Dita e Ciganëve.
Top Channel: Kohët e fundit në Shqipëri jeni komentuar shumë nga një deklaratë që thuhet që i keni quajtur Shqipërinë e specifikisht shqiptarët racë inferiore. Ç’mund të themi për këtë? Notis Sfakianakis: Këto janë fjalë që nuk i kam thënë kurrë. Mediat më kanë manipuluar. Fakti që këtu jemi në Iliri, kjo i thotë të gjitha. Le ta ftojmë bashkë të enjten publikun në Pallatin e Kongreseve të enjten. Ju dua shumë. Ju pres në Pallatin e Kongreseve.
Top Channel