November 28, 2024

Haradinaj takohet me Papa Fraçeskun

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe një pjesë e delegacionit me të cilin po qëndron në Vatikan, janë pritur sot në audiencë private në Selinë e Shenjtë nga Papa Françesku.

Media merr vesh se takimi me Papën ka ndodhur të mërkurën paradite, ndërsa pas disa orësh Kryeministria pritet të shpërndajë fotografitë zyrtare të Haradinajt në takim me Françeskun.

Haradinaj në takim me atin e shenjtë ka qenë i shoqëruar nga zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha.

Berisha nuk ka folur konkretisht për këtë takim, por paralajmëroi një ditë të madhe për Kosovën.

“Zyra e Kryeministrit do të bëjë njoftimin, por ajo çfarë mund të them unë është se sot ishte një ditë e mirë dhe e madhe për Kosovën”, tha ai.

Ndryshe, një ditë më herët kryeministri Ramush Haradinaj, në Vatikan, është pritur edhe nga sekretari i shtetit, Kardinali Pietro Parolin, nga i cili shefi i ekzekutivit kosovar ka kërkuar njohjen nga selia e shenjtë.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com